Sipas Skysports.com, Liverpool është duke i prirë garës për transferimin e portierit të Aston Villes , Brad Friedel.
Friedel kontrata e së cilit përfundon këtë verë pritet të largohet nga Aston Villa me parametra zero. Ndërsa Liverpool dhe disa klube nga Premier Liga si Tottenham dhe West Brom menjëherë kanë shfaqur interesim për Amerikanin 39 vjeçar.
Ndërsa thuhet se Liverpool është duke i prirë kësaj gare për transferimin e ish portierit të tyre.
Gjithashtu Liverpool pritet që gjatë verës t’ia ofroj mesfushorin e tyre Joe Cole QPR-së për t’ia marrë mesfushorin e talentuar, Adel Taarabt.
Thuhet se Kenny Dalglish është fans i madhe i mesfushorit të ri, i cili shkëlqeu në Championship këtë sezon duke e futur QPR në Premier Ligë.
Për Taarabt interesim të madhe kanë shprehur edhe Man Utd, Tottenham dhe Arsenal.
Gjithashtu një lajme i rëndësishëm në kampin e Liverpool, Pepe Reina tha se asnjëherë nuk e ka menduar largimin gjatë afatit kalimtar të janarit nga Liverpool-it dhe se tani beson në projektin që ka Damien Comolli me Kenny Dalglishin.
“Në javët e fundit e kam kuptuar se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur.” tha Reina pas ndeshjes kundër Tottenham-it, sezoni i ardhshëm do të jetë më pozitiv dhe sa më shpejt të reagojmë aq më mirë do të jetë për klubin, gjërat nuk mund të ndryshojnë si dita me natën mirëpo duhet pak sa kohë, ne jemi optimist.”
“Mendoj se pronarët janë përgatitur për një verë të madhe sa i përket transferimeve por shpresojmë se lojtarët që do ti transferojmë do të jenë të dobishëm për skuadrën, unë kam qenë në bisedime për një kohë të gjatë me Damien Comollin dhe ai më tregoj për projektin që ka dhe unë u impresionova nga ajo çfarë më tha.”
“Në dhjetor dhe janar të gjithë njerëzit kanë menduar se ne nuk jemi më skuadër e fortë ndërsa tani po del që kemi të ardhme të shkëlqyer, kurrë nuk e kam ndjerë se duhet të largohem sepse kam dashur të besoj në projektin edhe pse atëherë situata nuk ishte e mirë.”
“Unë jam shumë i lumtur këtu, familja ime dëshiron qëndrimin këtu sepse jemi të lumtur.” përfundoj Reina.
Tuesday, 17 May 2011 08:51