Karim Benzema është lojtari i cili ka realizuar më së shumti gola në krahasim me çdo sulmues tjetër francez në 10 sezonet e fundit në top 5 ligat europiane.
Gjatë kësaj kohe Benzema ishte pjesë e skuadrës nga Ligue 1, Lyon e më pas kaloi te Real Madridi dhe së fundmi flitet që mund të transferohet te Arsenal.
Ja sulmuesit francez me më së shumti gola në 10 edicionet e fundit në top 5 ligat europiane:
Karim Benzema 294 ndeshje, 130 gola
Batefimbi Gomis 333 ndeshje, 109 gola
Andre Gignac 290 ndeshje, 102 gola
Kevin Gameiro 270 ndeshje, 99 gola
Loic Remy 225 ndeshje, 84 gola
Saturday, 08 August 2015 11:03