Kombëtarja Shqiptare me kualifikimin për në ‘Euro 2016’ që zhvillohet në Francë ka tërhequr edhe vëmendjen e gazetës së madhe franceze ‘France Football’.
Kjo gazetë në rubrikën “3 arsye për…” ka renditur arsyet se si Shqipëria arriti deri në evropian dhe “3 arsyet” pse vendi organizator duhet të ndeshet me këtë kombëtare.
Gazeta shkruan se do ishte fakt interesant që Franca mikpritëse të ndeshej me vendin e vogël që merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë.
Edhe kur e fitoi Kupën e Botës në 1998, Franca luajti kundër një debutues, Afrikën e Jugut.
Si arsye e dytë, gazeta rendit faktin se Shqipëria ka dy futbollistë në Francë, gjegjësisht në Nantes (Lorik Cana dhe Ermir Lenjani), një qytet që u sjell fat ‘gjelave’.
Dhe së treti revista thotë, që Shqipëria është i vetmi ekip i grupit i cili i mori skuadrës së Didier Deschampit katër pikë dhe që e mundi atë në Elbasan Arena në 13 qershor.
“Ku ka vend më të mirë se sa një Evropian për t’u hakmarrë”, shkruan ‘France Football’ duke uruar që në shortin e dhjetorit dy ekipet të bien bashkë në një grup.
Tuesday, 20 October 2015 08:18 
