Vendasit e nisën mirë takimin dhe vërehet një formë më e mirë se në fillim të sezonit. Në minutën ’39 ishte Gameiro ai i cili e kaloi PSG-në në epërsi. Mirëpo, kur të gjithë menduan se po përfundon pjesa e parë, ishte Gomis ai që ua ndërroi mendjen, dhe në minutën ’45 i ka barazuar shifrat dhe i ka dërguar skuadrat në pushim si të barabarta.
Pasi filloi pjesa e dytë, skuadrat ishin të barabarta me një lojë të baraspeshuar, mirëpo në minutën ’64 u akordua penallti në të mirë të PSG-së, të cilën e ktheu në gol Nene, për t’i dhëne fitoren e parë të këtij sezoni PSG-së.
Ndeshjet që u zhvilluan dje, në Ligue 1, përfunduan me këto rezultate:
Montpellier 4-0 Rennes
Nancy 1-2 Sochaux
Paris S.G. 2-1 Valenciennes. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 August 2011 09:57