Skuadra e Lyonit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e zhvilluar kundër Brestit.
Vendasit e Brestit, pas 12 minutave lojë kaluan në epërsi me anë të B. Lesoimier, i cili shënoi për 1-0.
Edhe pse Lyoni u mundua të bëjë diçka më shumë në pjesën e parë të lojës, nuk arriti të thyente mbrojtjen e skuadrës vendase, dhe pjesa e parë mbaroi 1-0 në të mirë të vendasve.
Në pjesën e dytë u vërejt një presion më i madh i Lyonit para portës së kundërshtarit dhe u desh të pritet deri në minutën ’69 kur B. Gomis shënoi për t;i barazuar shifrat në 1-1.
Nuk pati ndonjë risi tjetër nga asnjëra skuadër dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Ndeshjet që u zhvilluan dje, në Ligue 1, përfunduan me këto rezultat:
Bordeaux 1-1 Auxerre
Brest 1-1 Lyon
Caen 1-2 Lille
Dijon 2-0 Lorient
Nice 1-1 Toulouse
Ajaccio 1-1 Evian Thonon Gaillar. (LajmeShqip.com)
Sunday, 21 August 2011 10:52