Pasi është njohur në dy seancat e para stër vitore me formën e lojtarëve që ka thirrur për këto dy ndeshje, trajneri De Biazi po projekton skuadrën me të cilën do të përballet në sfidën decizive dhe historike me Serbinë.
Numri një i pankinës kuqezi, ndonëse jo përfundimtare, ka një ide të përgjithshme për 11-shen që do të hedhë në fushën e blertë të “Elbasan Arena”-s, shkruan “Panorama Sport”.
Edhe pse janë edhe minimumi dy seanca stërvitore përpara përballjes me Serbinë, italiani duket se do të punojë me detajet, pasi formacionin e ka në kokë.
Nga çka u pa në stërvitje, italiani nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime rrënjësore në raport me dy ndeshjet e fundit, me Portugalinë dhe Danimarkën.
Porta është një ekuacion i zgjidhur, e prenotuar prej kohësh nga shtatlarti Etrit Berisha, i cili mbron kuadratin e Lacios në Serinë A.
Me kthimin e Hysajt në skuadër, mbrojtja do të ketë ndryshime krahasuar me dy ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi i Napolit do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin pritet Agolli. Cana shumë shpejt do të njohë partnerin që do të ketë në krah.
Ky është balotazhi i parë: Ajeti ose Gjimshiti.
Wednesday, 07 October 2015 14:20 
