Trajneri i Milanos, Sinisa Mihajloviq ka thënë se forma aktuale e ekipit të tij nuk është e rastësishme, duke insistuar se tani luajnë pa frikë.
Milano mbrëmë mposhti Lazion në transfertë me rezultat prej 1-3, duke shënuar kështu fitoren e tretë radhazi në Serie A, transmeton Koha.net, shkruan Goal.
“Nuk është e rastësishme që me ndërrimin e sistemit ne morëm 10 pikë në katër ndeshje. Nuk e di nëse është një pikë kthese, por ne do të marrim çdo ndeshje një pas një. Kjo është fitorja jonë e tretë dhe ne luajmë pa frikë tani dhe që kur kemi ndërruar sistemin në 4-3-3, ka më pak presion në vijën e fundit”, ka thënë Mihajloviq për reporterët.
Monday, 02 November 2015 11:33