Alessandro Florenzi ka bërë një gjest të madh sportiv pas ndeshjes në mes Interit dhe Romës, që u zhvillua të shtunën në stadiumin Giuseppe Meazza
Anësori i Romës, Alessandro Florenzi, ka treguar se është person i madh edhe jashtë fushës.
Italiani, pas ndeshjes me Interin, ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat minimal 1:0, ia ka dhuruar fanellën e tij legjendës së Zi kaltërve, Javier Zanettit, për fondacionit e tij bamirës të quajtur ‘Fondazione Pupi’.
“Faleminderit Alessandro Florenzit për dhuratën dhe dedikimin special”, ka shkuar Zanetti në profilin e tij në Facebook, duke e falënderuar 24-vjeçarin për gjestin e bukur.
Nuk ka munguar edhe përgjigjja e Florenzit drejt zëvendës-presidentit të Interit, duke e falënderuar, pasi për atë ky ishte një nderë i veçantë.
“Faleminderit Javier, ishte një nderë i madh për mua. Ju jeni shembull i futbollit të vërtetë, pavarësisht klubeve që mbështesim”.
“Nëpërmjet kësaj fanelle dua të shprehi respektin e madh që kam për ju. Gjithmonë llogarit në mbështetjen time sa herë që ke nevojë. Shihemi në Romë në ndeshjen e kthimit, por me një rezultat tjetër”, ka thënë Florezini duke komentuar në profilin e argjentinasit.
Monday, 02 November 2015 15:05 

