Darren Fleçer ka zënë vendin e Pol Skols te skuadra e rezervave të Mançester Junajtid, duke u bërë zëvendëstrajner i tyre.
Fleçer do të mungojë këtë sezon për shkak të problemeve fizike dhe doktorët e kanë këshilluar që ai të bëjë pushim absolut. Por Aleks Ferguson dëshiron që ai të shfrytëzojë këtë kohë të lirë duke qëndruar si pjesë e klubit dhe si rrjedhojë, e ka këshilluar që të ndihmojë Uorren Xhois te ekipi i rezervave.
Kjo detyrë kryhej më përpara nga Pol Skols, por mesfushori veteran vendosi të rikthehej në fushën e lojës pikërisht për të zëvendësuar skocezin e dëmtuar.
Në të njëjtën kohe, Fleçer do të zhvillojë edhe kursin e trajnerit, ndërsa klubi anglez e ka dërguar atë “të mësojë” taktikat duke parë ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madrid në “Kamp Nou” gjatë mesjavës. (LajmeShqip.com)
Sunday, 29 January 2012 11:47