David de Gea nuk dëshiron të luaj për Manchester Unitedin.
Portieri David de Gea ia ka bërë të qartë trajnerit Louis van Gaal se ai nuk dëshiron më të luaj për Manchester Unitedin.
Dëshira e portierit spanjoll është që të largohet gjatë kësaj vere për të kaluar në Real Madridi, por skuadra e tij po kërkon shumë për të, transmeton express.
“Nuk dua të luaj”, besohet t’i ketë thënë De Gea – Van Gaalit, shkrun The Sun Sport.
“Mos më zgjedh mua për të luajtur”, shkruan Star Sport.
Van Gaal ia ka plotësuar dëshirën De Geas, pasi nuk e kishte ftuar fare për ndeshjen e parë kundër Tottenhamit dhe njësoj ka bërë edhe për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet kundër Aston Villës.
De Gea ka edhe një vit kontratë me Unitedin, por dëshiron të largohet, ndërsa skuadra angleze për të kërkon 40 milionë euro, shifër që nuk do të paguhet nga Reali.
Friday, 14 August 2015 10:03