Cristiano Ronaldo ka thënë se është nder që të jetë golashënuesi më i mirë i Real Madridit.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shprehur shumë i lumtur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Malmos dhe arritjes së 500 golave në karrierë.
Ai po ashtu ka folur edhe për rekordin që ka barazuar me Raul Gonzalesin si golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës, ku të dy kanë nga 323 gola.
“Unë jam shumë i lumtur që kemi fituar në Malmo dhe jemi në krye të grupit. Po ashtu jam shumë që kam shënuar 500 gola dhe për këtë falënderoj bashkëlojtarët e mijë të cilët më kanë ndihmuar për këtë rekord, i cili është një nder i madh për mua”, tha fillimisht Ronaldo.
“Kur kam veshur fanellën e Real Madridit nuk kam menduar se do ta thyej këtë rekord, por javët e fundit e kam ditur se është vetëm çështje ditësh”.
Ai po ashtu tregoj se ka pranuar një mesazh edhe nga Raul Gonzales, rekordin e të cilit e ka barazuar.
“Raul më ka dërguar një mesazh mua dhe më ka uruar që të shënoj edhe 300 gola të tjerë. Unë e dijë se ai e ka thënë këtë me zemër”, tha në fund Ronaldo.
Ronaldo përveç që ka barazuar rekordin e Raulit si golashënuesi më i mirë në Real, ai e ka tejkaluar atë edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka një gol më shumë se ai 67-66. /Express
Thursday, 01 October 2015 09:33