Leo Messi është shumë i lumtur që ka luajtur 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka shprehur gëzimin e tij që ka luajtur 100 ndeshje në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve.
Ai tha se në këto ndeshje ka shumë cka që duhet mbajtur mend, ndërsa premtoi se edhe shumë të tjera do të vijnë.
“Jam më të vërtetë i lumtur që kam luajtur 100 ndeshje në garën më të madhe për klube në botë. Kanë qenë shumë mbrëmje evropiane që duhet mbajtur mend dhe janë edhe shumë net të tjera magjike që do të vijnë”, shkroi Messi në Facebook.
Kujtojmë se në ndeshjen e 100 Messi nuk shënoi, e as Barcelona nuk fitoi, pasi ndeshja me Romën përfundoi baras 1:1.
Thursday, 17 September 2015 09:09 
