Bastian Schweinsteiger, Mario Goetze dhe Andre Schuerrle shënuan në fitoren e Gjermanisë në shtëpi 3-2 dhe e kanë rritur presionin mbi trajnerin e Brazilit, Mano Menezes, i cili u kundërpërgjigj me anë të Robinhos dhe Neymar-it mirëpo gjermanët ishin më të mirë gjatë gjithë kohës.
Ndërsa, në përplasjen e dy fituesve të fundit të Kupës së Botës, në Bari, Spanja është mundur nga Italia me rezultat 2-1. Alberto Aquilani e vulosi fitoren e Italisë, me një gjuajtje të devijuar.
Sulmuesi i Chelseas dhe i Spanjës, Fernando Torres, pësoi një lëndim në gjysmën e parë dhe u dërgua në spital për një kontroll, ndërsa Gerard Pique ishte një tjetër viktimë, kur mbrojtësi i Barcelonës çaloi pak para përfundimit të pjesës së parë.
Shumica e kombeve janë duke u përgatitur për një vend që i kualifikon për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë, edhe pse kombëtarja e Anglisë miqësoren kundër Holandës ishte detyruar ta anulojë, për shkak të trazirave civile që kanë goditur Londrën.
Franca, e cila barazoi me Kilin, në mënyrë të vazhdueshme po rindërtohet pas fushatës së tyre barbare në Kupën e Botës të vitit të kaluar. për francezët ka shënuar, Loic Remy, ndërsa për t’i barazuar shifrat për amerikano-jugorët është përkujdesur Nicolas Cordova.
Polonia, e cila nuk duhet të
shqetësohet për kualifikimin në turneun e vitit të ardhshëm, fitoi me një rezultat të ngushtë 1-0 ndaj Gjeorgjisë, në Lubin, ndërsa Ukraina humbi 1-0 ndaj Suedisë.
Kroacia, e cila është e përfshirë në Grupin F, me Greqinë dhe Izraelin për t’u kualifikuar për Euro 2012, pasi humbi kualifikimin për Kupën e Botës, barazoi 0-0 me Irlandën, ndërsa Rusia ka shënuar fitore 1-0 ndaj Serbisë, në Moskë. Pavel Pogrebnyak e vulosi fitoren në minutën e 53-të. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 13:35