Fiorentina dhe Malaga kanë gjetur një akord të përbashkët për transferimin përfundimtar të mesfushorit spanjoll Hoakin. Ishte vetë lojtari që i ka paraprirë lajmit, i cili më pas u zyrtarizua nga vetë klubet.
“Ka shumë arsye që më shtyjnë të largohem nga Malaga. Mes shumë ofertave që më kanë mbërritur është ajo e Fiorentinës që për mua është një skuadër e madhe”, tha lojtari që ka luajtur në vitet e fundit me Malagan duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, në një klub që tashmë ka probleme të mëdha ekonomike.
Duket se Malaga ka paguar rrogat e prapambetura të lojtarit me 2 milion eurot që ka përfituar nga shitja e tij te Fiorentina. Ndërkohë, klubi italian i ka vënë para një kontratë dyvjeçare me vlerën 1.3 milion euro në sezon. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 12 June 2013 23:04