Juventusi siguroi yllin e saj, duke blerë Karlos Tevez nga Mançester Siti. Por kjo lëvizje e bardhezinjve ka bërë që të reagojë menjëherë Fiorentina, e cila deri pak ditë më parë po mbante “peng” merkaton e Juves, duke bllokuar transferimin e Jovetiç.
Tani që Juventusi mori Tevez, drejtuesit e skuadrës së Firences kanë frikë se mos bardhezinjtë nuk duan më malazezin, ndaj administratori i klubit, Sandro Menkuçi, ka bërë një ftesë të hapur për kampionët e Italisë.
“Nuk mendoj se një lojtar si Jovetiç mund të largohet nga Juventus pasi arriti të marrë Tevez, por për këtë çështje duhen pyetur bardhezinjtë. Sipas këndvështrimit tim, paratë nuk kanë erë, ndaj nuk përbën problem nëse Juventusi blen këtë lojtar, edhe pse familja Dela Vale nuk është shumë e kënaqur me torinezët”, tha ai.
Megjithatë, diferencat mes kërkesës së Firoentinës dhe ofertës së fundit të bardhezinjve janë shumë të mëdha. “Vjollcët” kërkojnë 30 milion euro, ndërsa torinezët ofrojnë vetëm 20 milion, të qetë sepse tashmë kanë yllin e tyre dhe mund të lëvizin më lehtësisht në merkato. Jo rastësisht, palët nuk kanë pasur asnjë kontakt në javën e fundit, duke shtyrë Fiorentinën të kërkojë me ngulm rifillimin e bisedimeve. (LajmeShqip.com)
Sunday, 30 June 2013 11:09