Sipas talkSPORT, ekipi nga Serie A Fiorentina kanë hyrë në garë me Liverpoolin dhe Newcastle për Gervinho.
Gervinho është 23 vjeçar, dhe aktualisht është duke luajtur për ekipin francez Lille dhe ka shënuar 14 gola këtë sezon, dhe kështu duke ndihmuar ekipin e tij të dal në vendin e parë.
I lidhur me Liverpool dhe Newcastle United edhe më herët, besohet se çmimi për të siguruar shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë sillet rreth 10.5 milion funte.
Newcastle janë në kërkim të disa lojtarëve pasi kanë në dispozicion 35 milion funtet që Liverpooli pagoi për Andy Carroll, dhe këto para ata munden ti përdorin që të bëjnë ndonjë ofertë për sulmuesin.
Tuesday, 10 May 2011 06:29