Skuadra nga Firence ka deklaruar se ata nuk do ta shesë lojtarin e saj për kampionët e Serie A, ndërsa bëhet e ditur se një klub tjetër është i gatshëm të ndërhyjë në blerjen e tij, e supozohet të jetë Bayern Munchen.
Fiorentina ka bërë të ditur se lojtari nuk do të shitet te rivalet e brendshëm dhe Bayerni është duke e pritur me krahë hapur refuzimin që i është bërë Milanit, për Montolivon, i cili është menduar ta zëvendësojë Pirlon e transferuar te Juventusi.
“Unë kisha një propozim nga Milano për Montolivon, përmes agjentit të tij, por propozimi ishte aq i pahijshëm, që unë menjëherë e kam refuzuar,” ka thënë drejtori ekzekutivit i Fiorentinës për Corriere dello Sport.
“Ishte një shkëmbim në mes të lojtarit tim dhe gjysmës ë pronësisë së Rodney Strasser dhe Alberto Paloschit,” vazhdoi ai.
Kontrata e ish-njeriut të Atalantas skadon në qershor të vitit 2012, dhe punëdhënësit e tij aktual përballen me një dilemë nëse do të shesin atë ose të rrezikojë ta humbasin me një transferim të lirë në verën e ardhshme.
Corriere dello Sport, gjithashtu, bën të ditur se pala gjermane e Bayern Munich ka qenë e alarmuar për vendimin e Fiorentinës, për të mos e shitur për një ekip italian, dhe janë treguar të gatshem të dergojnë një ofertë në vlerë prej 10 milionë eurosh për 26-vjeçarin. (LajmeShqip.com)
Sunday, 21 August 2011 14:57