Fiorentina ka akuzuar administratorin e Milanit, Adriano Galiani, se është zënë me një fëmijë gjatë një debati të ndezur që ndodhi gjatë takimit mes dy skuadrave të dielën në Firence. 68 vjeçari u detyrua të largohej nga tribuna dhe të ndiqte vazhdimin e ndeshjes nga dhomat e zhveshjeve, pasi u gjuajt me objekte nga tifozët të cilët protestonin për gjykimin e arbitrit, ndërsa takimi përfundoi më pas me rezultatin 2-2.
Ndonëse Fiorentina kërkoi falje për sjelljen e tifozëve, ajo akuzoi Galianin se kishte ndezur më shumë atmosferën me veprimet e tij.
“Fiorentina kërkon falje nëse ndokush ka treguar mungesë respekti ndaj Milanit dhe Galianit, një drejtues që gëzon vlerësimin tonë maksimal. Ne do të kontrollojmë fotot dhe pamjet e atyre momenteve të ndezura në zonën VIP. Nëse ndokush është sjellë në mënyrë jokorrekte, ata nuk do të shkelin kurrë më në stadiumin tonë”, shkruhet në deklaratën e Fiorentinës.
“Sigurisht, Galiani nuk ndihmoi për të qetësuar njerëzit, ai thuajse u zu me një fëmijë. Por e përsëritim që kërkojmë falje dhe do të sigurohemi që gjëra të tilla të mos ndodhin përsëri”, shkruhet në këtë deklaratë. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 April 2013 11:35