Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është hidhëruar me trajnerin e ri Sinisa Mihajlovic, andaj serbi është i rrezikuar në detyrë, vetëm pas një xhiroje në Serie A.
Te Milani gjithmonë karrigia është e nxehtë. Kjo po ndodh edhe me trajnerin e ri Sinisa Mihajlovic, pasi pronari i klubit kuqe, Silvio Berlusconi është hidhëruar me të, andaj serbi është i rrezikuar në detyrë, vetëm pas një xhiroje në Serie A.
Sipas mediave italiane, kreu i “Rossonerëve” është i pakënaqur që përforcimet e kërkuara nga Mihajlovic nuk u paraqitën në nivelin e duhur në humbjen 2:0 nga Fiorentina në Artemio Franchi.
Andaj, për këtë arsye Berlusconi ka bllokuar ardhjen e mesfushorit Roberto Soriano nga Fiorentina duke mos i besuar vlerësimit të Mihajlovicit.
Tuesday, 25 August 2015 16:35