Përfaqësuesja shqiptare e futbollit vendosi një tjetër rekord, e 22ta në renditjen mujore të FIFAs. Përfomanca e kombëtares është e denjë për
statistika të tilla, rezultate fantastike që e kanë katapultuar skuadrën e drejtuar nga Gianni De Biasi përpara kombëtareve me shumë histori si Franca, Danimarka
etj. Një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të kombëtares ka edhe presidenti i FSHFsë Armand Duka. Numri 1 i futbollit shqiptar ka zgjedhur profilin e tij
në Facebook për të komentuar këtë renditje rekord që ka arritur kombëtarja:
“Sot jemi vendi i 22të në botë. Jam shumë i lumtur me këtë arritje të futbollit tonë. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët. Ky sukses na takon
të gjithëve. Krenar me këtë Kombëtare. Urime të gjithëve”, ka shkruar presidenti i FSHFës Armand Duka.
Thursday, 06 August 2015 19:01