Akuzat e ngritura nga rrjeti i famshëm televiziv “Al-Zhazira” rreth manipulimit të mundshëm të votimeve për “Topin e Artë” në favor të Lionel Mesit, kanë marrë përgjigje nga FIFA, e cila ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura rreth kësaj çështje, përsa i përket votave të Tomas Rosiçki dhe Tiago Silva.
“Unë votova për Balotelin, por FIFA ia dha votën time Mesit”, ishin fjalët e Rosiçkit. Në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe qendërmbrojtësi i PSZH, Tiago Silva. “Unë i dhashë votën time Balotelit, por sipas FIFA-s, kam votuar për Mesin. Kjo është e trishtueshme”.
Por FIFGA ka dhënë versionin e saj të fakteve, duke i bërë thirrje lojtarëve të kujtohen mirë për votimet që kanë bërë.
“Të gjithë këto thashetheme janë të pavërteta. U lajmëruam për këto deklarata të bëra dhe kemi bërë kontrollet e nevojshme. Mund të konfirmojmë se ato që u publikuan pas ceremonisë së dhënies të “Topit të Artë” janë të dokumentuara. Gjithçka është krejtësisht e saktë, dokumentet janë të tilla. Çdokush është i lirë të interpretojë në mënyrën e vet pse disa njerëz nuk kujtojnë se për këtë kanë votuar”, ishte reagimi zyrtar i publikuar nga “Eurosport”. (LajmeShqip.com)
Sunday, 13 January 2013 12:01