FIFA ka bllokuar transferimin e Kevin Grosskreutz nga Dortmundi te Galatasarayi.
Gjiganti turk të martën zyrtarizoi marrëveshjen me gjermanët për Grosskreutzin, por FIFA ka ndaluar këtë transferim për shkak se lojtari u regjistrua pas përmbylljes së afatit kalimtar të verës.
Dortmundi tashmë e ka liruar lojtarin, që nënkupton se ai duhet të presë deri në janar për t’u regjistruar si lojtar i Galatasarayt.
“FIFA ka bllokuar transferimin e Kevin Grosskreutz drejt Turqisë. Apeli nga Galata kundër vendimit nuk ishte i suksesshëm. Galatasaray njoftoi Dortmundin për këtë vendim të mërkurën”, thuhet në një njoftim të klubit gjerman.
Thursday, 03 September 2015 08:27