Fernando Francisco Reges, është emri i cili kohët e fundit është shënuar në fletoren e Milanit, siç raporton Corriere dello Sport.
Pas ngjarjeve të fundit lidhur me rinovimin e Andrea Pirlon, Milani është duke kërkuar zëvendësuesin e tij.
Galliani ende nuk ka mbajtur takim për të diskutuar të ardhmen me breshianin, mirëpo zërat e fundit thonë se maestro, do të largohet nga Milani.
Mesfushori i Portos, 24 vjeçar, Fernando, është një lojtarë me karakteristika të mirë, dhe është një ndër mesfushorët defenziv me të ardhme shumë të bujshme, dhe kjo e tërheqë vëmendjen e Milanit.
Klubi portugez nuk duket i gatshëm të heq dorë nga xhevahiri i tyre, mirëpo një shumë tërheqëse mund t’i bëjë të ndryshojnë mendjen.
Monday, 02 May 2011 06:59