Martin Ferguson, vëllai i Sër Aleks Ferguson dhe njëkohësisht shefi i skautëve tek Mançester Junajtid, ka ndjekur në stadium ndeshjen ndërmjet Rajo Vajekano dhe Real Madrid.
Ferguson ishte në stadiumin e “Valekas” ku pa ish-yllin e “djajve të kuq”, Kristiano Ronaldo, të realizonte një gol të bukur me thembër.
Në ndeshjen kundër Rajo po shihej me vëmendje Lasana Diarra, që i intereson Junajtid. Por mediat britanike kanë zbuluar se misioni kryesor i tij ishte të shihte dy mesfushorët Sami Kedira dhe Mesut Ozil.
Mendohet se një prej tyre mund të lihet i lirë nga Reali në verë dhe Mançester Junajtid do të jetë gati për të bërë një ofertë të parefuzueshme. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 18:47