Sër Aleks Ferguson ka vlerësuar Pol Skols, autor i golit të avantazhit në fitoren e Mançester Junajtid 3-0 ndaj Bolton, si një legjendë e “djajve të kuq”.
Ky ishte goli i 151-të në karrierën e Skols, më i veçantë edhe për faktin se erdhi pak ditë pasi ai kishte vendosur t’i rikthehej futbollit, në një ndeshje ku Ferguson i kishte thënë vetëm të rrinte para mbrojtjes dhe të mos lodhej me aksionet ofensive.
“Ishte një surprizë kur e pashë në shtyllën e dytë. Me moshën e tij dhe faktin që sapo është kthyer në fushë, ne i kërkuam atij vetëm të kontrollonte mesin e fushës, që e bëri më së miri. Por ai ka instinkt, e ka patur gjithmonë. Ai është një nga lojtarë më të mëdhenj që kemi patur në klub”, ishin fjalët e Aleks Ferguson pas ndeshjes. (LajmeShqip.com)
Sunday, 15 January 2012 16:33