Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, e sheh Rajan Gigs si një menaxher të ardhshëm në “Old Traford”.
“Daily Mail” thotë se Ferguson u ka treguar miqve të tij se e konsideron mesfushorin uellsian si person me personalitet të madh dhe të mjaftueshëm për të qenë pasuesi i tij në klub dhe për ta ruajtur suksesin te Mançester Junajtid.
Kushdo që pason Ferguson do të ketë në një detyrë të lodhshme për të zëvendësuar denjësisht skocezin, por pasi ka shërbyer për 21 vjet nën urdhrat e 70-vjeçarit, Rajan është nga të paktët që e kupton më së miri se si ai ka drejtuar klubin.
Gigs është duke punuar me kualifikimet për trajner gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka nënshkruar kontratën edhe për një vit tjetër te ky klub.
Ai ka marrë mbështetjen edhe nga kolegu i tij, Pol Skols, i cili kohët e fundit sugjeroi se uellsiani mund të mbush boshllëkun që do të krijohet kur Ferguson të dalë në pension. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 February 2012 12:52