Menaxheri i Manchester United, Ferguson, këshillon Mancinin ta mbajë në skuadër yllin italian Balotellin.
Sir Alex i ka kërkuar Roberto Mancinit që të rrinë më afër me sulmuesin e trazuar të Manchester Cityt, Mario Balotellin.
Ferguson thotë se sulmuesi i trazuar do t’ia marrë pak kohë Mancinit për ta qetësuar, sepse ai është një lojtar emocional ashtu si të rinjtë e tjerë që kanë një potencial të lartë.
“Edhe Rooney ishte si ky, me një karakter shpërthyes,tani ai (Rooney) është 25 vjeç dhe ai është pjekur shumë, kjo vlen edhe për Balotellin dhe koha do ta dëshmoj këtë.
Ai shtoi: “Edhe unë kam disa talent emocionale në ekip, ata ashtu lindin dhe nuk mund te ndryshohen brenda një viti.”
“Problemi vjen në qoftë se ai krijon një çekuilibër në zhvështorë, por lojtarët e tjerë mund të jenë të frymëzuar nga prania e karaktereve të pazakonta siç është Mario.”
Tuesday, 05 April 2011 13:52