Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka një hall dhe ketë e shpreh edhe publikisht, halli i ti i madh është për datën 28 maj që do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës se Kampiones në të cilën do të ndeshen Manchester United vs Barcelona, e Ferguson thotë se ende nuk e ka gjetur ilaçin se si të ndalen Xavi-Messi-Iniesta.
Sir Alex, pranon se ai është i komplotuar në një far mënyrë për ta heshtur mesfushën e Barcelonës për Ligën e Kampionëve, mirëpo ende nuk është konkret.
Natyrisht Barça është skuadër e madhe në vitet e fundit, apsolutikisht është më e mira në planet dhe për ketë nuk bëhet fjalë, janë shumë atraktiv me topin e sidomos Xavi-Messi-Iniesta.
“Duhet te kemi kujdes me Barcelonën pasi ata gjithmonë e duan topin dhe luftojnë që ta mbajnë atë, mirëpo problemi është të vijmë deri tek zgjidhja se si te parandalohen Xavi-Messi-Iniesta, nëse këta i mbulojmë mirë atëherë e kemi me të lehte.”
“Ne kemi lojtarë që mund të shkaktojë shqetësime dhe shpresojmë se ata lojtarë të sulmit do të japin probleme për Barcelonën.”
“Messi, nuk ka fjalë është më i miri në botë madje unë mendoj se është më i miri i të gjitha kohërave, por mos të harrojmë kur ke në skuadër dy lojtar si Xavi dh Iniesta gjithçka e ke të lehtë.” Tha Fergie.
“Guardiola, fjalët janë të tepërta e ka dëshmuar në fushë se është një trajner i madh, nëse jo i madh atëherë është në rrugën e duhur për tu bërë i tillë, me pëlqen karakteri dhe motivimi që arrin të pasqyron tek lojtaret e ti dhe me plot bindje e them se me qejf do ia dorëzoja skuadrën time dhe ky mund te jetë pasardhësi im tek Manchester United.” tha Fergie për faqen zyrtare të klubit.
Tuesday, 10 May 2011 07:57