Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson e ka quajtur Rajan Gigs një “njeri të mahnitshëm” pas golit të tij kundër Noruiç.
Mesfushori shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e fundit të takimit të zhvilluar në “Karrou Roud”.
“Për të ishte ndeshja e 900-të me Junajtid, unë mendoj se karriera e tij e ka merituar këtë”, tha trajneri skocez për MUTV. “Ishte një fund i mrekullueshëm dhe një harkim i madh nga Eshli Jang”.
“Për një lojtar që të luajë për një klub për 900 ndeshje është e jashtëzakonshme dhe kjo nuk do të arrihet sërish. Një karrierë e mahnitshme dhe një njeri i mahnitshëm”. (LajmeShqip.com)
Monday, 27 February 2012 12:43