Aleks Ferguson është munduar të vërë nën presion Mançester Sitin, duke i treguar rivalëve se një gabim në ndeshjen e fundit ndaj QPR do të ishte i parikuperueshëm.
“Siti duhet ta fitojë ndeshjen dhe është një sfidë e jashtëzakonshme për ta, pasi zhgënjimi në rast humbje do të ishte i pabesueshëm. Efekti që mund të ketë për ata një humbje është i pallogaritshëm në këtë moment”.
“Nuk do të jetë e lehtë për ta, pasi do të jenë nën tension dhe tifozët do të vënë gjyqtarin nën tension gjithashtu. Të gjithë presin që Siti të fitojë, ashtu si edhe unë. Por për sa kohë që njerëzit të mbeten qenie njerëzore, nuk i dihet asnjëherë. Gjithmonë shpresohet që të ndodhë ndonjë budallallëk”.
Mançester Junajtid është me pikë të barabarta me Mançester Sitin dhe vetëm një fitore ndaj Sandërlend e kombinuar me një gabim të Sitit mund t’i japë atyre titullin e 20-të historik në Angli.
Ferguson shpreson që QPR t’i ofrojë sa më shumë rezistencë rivalëve, duke komplikuar gjërat deri në minutat e fundit, për ta bërë këtë sezon sa më entuziazmues.
“Javën e kaluar me Njukasëll nuk dukeshin nervozë. Por një situatë nervoze mund të lindë nëse Siti nuk është duke fituar kur kanë mbetur 10-15 minuta lojë. Edhe tifozët do të ishin të shqetësuar. Kjo është ndeshja e fundit e sezonit, fantastike për tifozët e paanshëm, fantastike për mediat, por agoni për të dy klubet, ndoshta pak më shumë për Sitin nëse e humb titullin”, ishte thumbimi përfundimtar i Ferguson. (LajmeShqip.com)
Saturday, 12 May 2012 12:21