Kualifikimi i shpejtë si i pari në grup nuk ka kënaqur trajnerin e Mançester Juanjtid, Aleks Ferguson, i cili ka nxitur skuadrën e tij të synojë fitoren e 5 trofeve të Ligës së Kampioneve, aq sa ka Liverpuli.
“Përsa i përket historisë së klubit, duhet të kishim fituar më shumë dhe unë dua që të fitojmë më shumë, duke shkuar përkrah Liverpulit që është rivali ynë më i madh, apo Bajern Mynih dhe Ajaks”, tha trajneri i skuadrës që ka fituar 3 herë trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.
“Milan dhe Real Madrid janë shkëputur nga ndjekësit, por kjo sfidë më entuziazmon më shumë. Shpesh mërzitem kur mendoj për mundësitë që kemi patur gjatë këtyre viteve për të fituar trofeun, por nuk duhet të bëhesh kurrë lakmitar. Kur mendoj për karrierën time, shoh që kam fituar hy herë Ligën e Kampioneve dhe një herë Kupën e Kupave, ndaj jam krenar për atë që kam arritur”, tha skocezi 70 vjeçar.
Ndërkohë, ndihmësi i tij, Majk Filan, theksoi se ky kualifikim i shpejtë në vendin e parë në grup ishte si përgjigje ndaj trysnisë së sezonit të kaluar, kur ekipi u eliminua në këtë fazë të turneut.
“Qëllimi ynë në këtë sezon ishte të shkonim sa më shpejt në fazën e eliminimit direkt. Zhgënjyem në sezonin e kaluar, stafi dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë, ndaj mendoj se tifozët tanë e prisnin një reagim në këtë edicion”, tregoi Filan. (LajmeShqip.com)
Thursday, 08 November 2012 10:40