Sir Alex Ferguson e kishte bërë Ronaldon të qante, pas një ndeshje mes Manchester United dhe Benfica.
Ronaldo ishte treguar vetjak gjatë ndeshjes me Benfican, duke tentuar që vetë të dëshmohej, ndërsa kjo gjë kishte çuar në humbjen e Manchester United dhe nervozizmin e Fergusonit.
“Kush po mendon se je? Po mundohesh të luash vetëm? Kurrë nuk do të bëhesh lojtar nëse vepron kështu”, i kishte thënë Ferguson Ronaldos, gjë që e kishte bërë portugezin të qante pastaj në dhomat e zhveshjes.
“Ai kishte nevojë të mësonte. Ai ishte mesazh prej ekipit, jo vetëm Fergusoni, të gjithë mendonim se ai kishte nevojë të mësonte”, ka treguar bashkëlojtari i dikurshëm i Ronaldos te Man.Utd Rio Ferdinand.
Monday, 02 November 2015 21:04