Arsenali e ka transferuar Gervinhon, nga Lille dhe Carl Jenkinson, nga Charlton, por përqëndrimi më i madh i Arsene Wenger ka qenë, me sa duket, në mbajtjen e Cesc Fabregasit dhe Samir Nasrit. Chelsea ka prezantuar vetëm Thibaut Courtoisin dhe ai është huazuar menjëherë.
“Unë kam pritur më shumë blerje,” tha ai.
“Më pelqen Arsenali, mendova se do të kemi blerë disa lojtarë”.
“Por janë ditët e para, 31 gushti është një rrugë e gjatë dhe mund të ndodhë gjithçka, Chelsea nuk ka qenë i zënë, përveç me menaxherin, të cilitdo t’i duhet kohë për të rregulluar skuadrën që mori”.
“Manchester City e ka transferuar Gael Clichyn dhe ka nënshkruar me Sergio Agueron, ndërkohë ne presim një sfidë e madhe nga të gjitha klubet.”
“Liverpool kanë blerë disa lojtarë, por gjëja e rëndësishme është që ne të shikojmë në veten tonë. Ne jemi me përvojë dhe kemi lojtarë për t’i sfiduar të gjitha garat”, ka thënë ai. (Lajmeshqip.com)
Thursday, 04 August 2011 12:31