Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Schalkes dhe Manchester Unitedit, menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson ka gjetur kohë të flasë edhe për një temë tjetër.
Trajneri skocez insiston se Man Utd do të mundohet ta arrijë nivelin e Realit të Madridit dhe Milanit, në nivelin ndërkombëtar.
“Jemi në gjysmëfinale, çdo ndehje do të jetë e vështirë, por dëshirojmë të shkojmë përpara, jemi pjekur mjaft në aspektin e përvojës evropiane, jemi aty ku duhet të ishim.”
Ekipe si Milani e Reali kanë fituar shumë më tepër se ne, për këtë, objektiv yni duhet të jetë që të përmirësohemi për të arritur sa më shpejtë në nivelin e tyre,” theksoi Ferguson.
I pyetur se cilin ekip do ta preferonte në finale ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit ai u përgjigj: “Barcelonën s’do ta doja në finale por për momentin nuk po mendoj për këtë, por nuk do të kishte problem, po mendoj vetëm për Schalken,” përfundoi Fergie.
Tuesday, 26 April 2011 14:38