Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson është shprehur se forma e sulmuesit të ri Anthony Martial është përgjigje perfekte për çmimin që është blerë, duke shtuar se me formën që ka ai çmim nuk është qesharak.
Sulmuesi francez në afatin kalimtar veror është transferuar në Old Trafford nga skuadra e Monakos për 50 milionë euro, transmeton Koha.net. Por, përkundër çmimit të lartë të paguar, ai është duke kaluar në një formë fantastike, duke shënuar 3 gola në dy ndeshje të Premier Ligës, raporton Goal.
Kur është pyetur Ferguson nëse çmimi për Martial është qesharak, ai ka thënë: “Qesharak? Jo për momentin. Ju kujtohet, kur unë kam nënshkruar për herë të parë me Unitedin, transferuam Viv Anderson dhe Brian McClair për një milion euro dhe më pas Mark Hughes për 1.8 milion euro, imagjinoni se kanë qenë shuma të mëdha parash”, është shprehur Ferguson.
Në vitin 1986, kur Ferguson ishte bërë trajner, vlera e ekipit të Unitedit ishte rreth 12 milionë euro, kurse tani është mbi 2 miliardë euro.
Tuesday, 22 September 2015 14:04