Aleks Ferguson ka lënë të kuptohet se futbollistët e huaj e kanë vetë fajin nëse nuk trajtohen në mënyrë të barabartë me vendasit nga gjyqtarët anglezë. Deklarata e skocezit erdhi pasi Serxho Aguero pohoi një ditë më parë se lojtarët anglezë kishin “privilegje” nga gjyqtarët.
“Nuk dua të hyj në debate të kota, por unë them se nuk ia vlen të simulosh. Por ne e dimë që prej shumë vitesh ka shumë lojtarë që simulojnë për të fituar penallti dhe duhet të jetë e qartë që shumë prej tyre janë futbollistë të huaj. A është Nani një prej tyre? Jo, kur ai rrëzohet është penallti, pasi Nani nuk simulon”,
“Djajtë e kuq” kanë një sfidë të lehtë në letër ndaj Kluj sot në Ligën e Kampioneve, por Ferguson është i qartë se ekipi i tij nuk do të shkojë asgjëkund nëse nuk përmirëson lojën, pasi paraqitje si ajo e pjesës së parë ndaj Totenhem nuk janë të mjaftueshme për një skuadër në këto nivele.
“Ishim krejtësisht jashtë ritmit të lojës. Ne nuk fituam asnjë ndërhyrje në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte padyshim paraqitja ë e mriz e sezonit. Por kemi shumë punë për të bërë, ka shqetësim për mënyrën se si po i dhurojmë golat kundërshtarëve. Nuk e kishim planifikuar, por shpresoj që ndaj Totenhemit të jetë paraqitja e fundit e keqe që bëjmë në këtë sezon”, tha Ferguson.
Megjithatë, në Rumani ai do të ketë shumë punë, pasi përballë Kluj ka mangësi lojtarësh në repartin e mesfushës, pas dëmtimit të Kerrik. Ferguson ka konfirmuar se këtë radhë nuk do të ketë në dispozicion as dy veteranët Gigs e Skols.
“Rajan ishte i sëmurë në mëngjes ndaj e kthyem në shtëpi. Pol Skols ishte shumë mirë të shtunën por ai tani është 37 vjeç dhe askush nuk pret që në moshën e tij të luajë një tjetër ndeshje brenda 3 ditësh”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 02 October 2012 10:01