Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është duke përgatitur një strategji të re për transferimin e mesfushorit gjerman të Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger.
Ferguson do të përpiqet të sjell në “Old Trafford” Shweinin vetëm nëse dështojnë “Djajtë e Kuq” të transferojnë mesfushorin francez Samir Nasri apo holandezin e Interit, Wesley Sneijder.
Ferguson është një admirues i madh i yllit gjerman, Schweinsteiger dhe mesfushori bavarez ndodhet në krye të listës së Fergiet për transfero, por Fergie ende do të përballet me një detyrë të vështirë, bindjen e Bayernit për të shitur Schweinsteiger.
Gjigandët gjermanë duan të forcojnë skuadrën e tyre pas humbjes së kurorës në Bundesliga sezonin e kaluar. Fergie është i gatshëm të ofroj sulmuesin bullgar, Dimitar Berbatov dhe një shumë të parave për të sjellë mesfushorin në Manchester.
Thursday, 07 July 2011 17:35