Mbrojtësi i Man Utd, Rio Ferdinand, tha se lojtarët e Barcelonës, si Daniel Alves dhe Pedro janë turpi i skuadrës.
Mbrojtës Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se e ka shikuar ndeshjen e mbrëmjes së mërkurë, të cilën Barça e zhvilloi në “Bernabeu” kundër Realit te Madridit, dhe ishte i lodhur nga simulimet e lojtarëve të Barcelonës.
Ne ketë “El Classico” që ishte edhe ndeshja e parë gjysmëfinale e “Champions League” ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, këta të fundit e fituan ndeshjen me rezultat 0-2, të dy golat i shënoi lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.
“Daniel Alves dhe Pedro ishin në një siklet mbrëmë, ndërsa Pepe u dërgua jashtë fushës”, tha Rio.
“Pedro i Barcelonës ra në tokë, e shtrëngoi fytyrën e tij, pas një përplasjeje të padëmshme me Alvaro Arbeloan, në gjysmën e parë”.
“Kjo është një shaka thjeshtë, simulim i turpshëm, kur e shikon Pedron të shtrirë, mendon se çka i bëra këtij lojtari”, tha Ferdinand.
Mirëpo, me sa duket, Ferdinand e ka parë lojën e mbrëmshme dhe ka frikë se do të përballet në finale me Barcelonën, finale kjo e cila luhet në Angli, në “Wembly” dhe më mirë ndoshta kishte më qenë t’u përgjigjet në fushë lojtareve të Barcelonës, se sa me deklarata nëpër televizione e gazeta.
Gjithashtu, Ferdinand e di shumë mirë se Barcelona e turpëroi Manchester Unitedin, në finalen e “Champions League”, ku Man Utd në atë kohë preku topin vetëm në dhjetë minutat e parë dhe për tetëdhjetë minuta të tjerë ishte Barcelona ajo që u pa në fushë.
Thursday, 28 April 2011 07:41