Dy aktiviste topless nga një grup për të drejtat e grave në Ukrainë, u arrestuan nga policia pasi rrëmbyen për disa sekonda trofeun e Euro 2012 që po shfaqej para publikut në një qytet jugor.
Rojet e sigurisë ndaluan 21 vjeçaren Ina Shevçenko, një aktiviste e grupit “Femen”, e cila mbërtheu trofeun që po shfaqej para publikut në sheshin qendror të Dnjepropetrovsk.
Ndërsa rojet e sigurisë po i afroheshin, një aktiviste tjetër, që gjendej pranë kupës, u zhvesh deri në mes dhe shfaqi sloganin “Fuck Euro 2012”.
Aktivistet e “Femen” zhvilluan një protestë të njëjtë në Kiev në fillimin e muajit, ndërsa arritën edhe aty të rrëmbenin për disa sekonda trofeun që i shfaqej publikut.
Organizatorët e kësaj proteste, thanë se këtë radhë protagoniste ishte një franceze 46 vjeçare që është pronare e një reviste për gratë në Francë.
Gjatë rrëmbimit, ajo ka lëshuar Kupën në tokë, ndërsa policia ukrainase nuk ka bërë të ditur nëse trofeu që do t’i jepet fituesit të Euro 2012 është dëmtuar nga ky veprim. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 May 2012 10:50