Shkëlzen Gashi nuk është duke kaluar aspak një edicion të mirë me Baselin
Golashënuesi më i mirë i dy viteve të fundit në Zvicër, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, nuk po mundet që të gjejë një vend në formacionin e trajnerit, Urs Fischer.
Gashi nuk ishte i ftuar për ndeshjen me Young Boys, kjo padyshim që e ka irrituar sulmuesin e Kombëtares.
Sidoqoftë, ai duket ta ketë harruar këtë menjëherë, pasi skuadrën më të famshme zvicerane e vizitoi, tenisti Roger Federer që e shfrytëzoi rastin të bëj një foto me të.
Përvec kësaj ai e ka mbështetur sulmuesin shqiptar.
“Më duket ironizuese fakti që Gashi nuk ishte as në listën e lojtarëve të ftuar. Ai ishte golashënuesi më i mirë në dy edicionet e fundit. Sidoqoftë, Basel po bënë një punë të mirë dhe janë rrugës të shpallen kampion”, ishin fjalët e Federer. /Express
Monday, 26 October 2015 16:33