Klubi futbollistik nga Turqia Galatasaray do të emërojë Fatih Terim si trajnerin e vettë ri, duke shënuar herën e tretë që Terim drejton Galatasarayin.
Terim ekipin do ta marrë nga Bulent Under, i cili ka qenë trajner i përkohshëm, që ka zëvendësuar Haxhin e larguar në muajin mars, për shkak të rezultateve të dobëta.
Galatasaray këtë sezon nuk ka arritur rezultatet e pritura dhe një xhiro para përfundimit të kampionatit gjendet në vendin e 9 në tabelë, me 36 pikë pas liderit Fenerbahçe dhe Trabzonspor dhe sezonin e ardhshëm nuk do të garojë në Evropë.
Terim e ka drejtuar Galatasarayn prej vitit 1996 deri në 2000 dhe gjatë kësaj kohe 4 herë e ka fituar kampionatin dhe Kupën e UEFA-së, pastaj kishte kaluar tek Fiorentina dhe në vitin 2002 tek Milan, kurse pastaj përsëri në vitin 2002 është kthyer tek Galatasaray deri në vitin 2004.
Një vit më vonë ka punuar si trajner i reprezentacionit të Turqisë dhe këtë funksion e ka kryer për katër vjet.
Saturday, 21 May 2011 13:41