Chelsea në krye me Jose Mourinhon këtë sezon është një tmerr i vërtetë, por epilogu i kësaj historie pritet të zgjidhet brenda javës.
Sipas Sky Sport, presidenti i londinezëve, Roman Abramovich, i ka dhënë ‘Special Ones’ mundësi për të treguar veten në dy ndeshjet e ardhshme.
Ndeshja e parë është ajo kundër Dynamo Kyiv në Stamford Bridge, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Në rast të dështimit në këtë ndeshje do të vihej në pikëpyetje edhe kualifikimi në fazën tjetrën në garën më të madhe evropiane.
Gjithsesi, mundësia e fundit është në Britannia Stadium kundër Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.
Stoke në këtë ndeshje vjen me epitetin e të pamposhturve në katër javët e fundit dhe mundësia që ata të befasojnë Blutë është reale.
Tuesday, 03 November 2015 13:05 