Rekordmeni kolumbian, Radamel Falcao, i ka rënë në sy Mourinhos i cili dëshiron që gjatë verës ta sjellë në skuadër atë.
Falcao, i cili e theu rekordin e Jurgen Klinsmanit pasi që deri me tani ka shënuar 16 gola në kuadër të UEFA Cup dhe gjendet në finale të asaj kupe ku do të ndeshet me kundërshtarin portugez Braga.
Ai prej se u transferua në Porto, nga River Plate, ka shënuar plot 70 gola në 82 paraqitje për Porton, dhe këto shifra siç duket do të bëjnë që Real Madrid të mos bëjë ofertë tek Man City për ta mbajtur Adebayorin.
Falaco kushton 30 milionë euro dhe Real Madrid është i gatshëm t’i ofrojë rreth 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Gjithashtu, konfirmohet se Real Madrid do të vizitojë qytetin Lorca, të mërkurën, dhe më pas do të zhvillojë një ndeshje bamirëse, kurse të ardhurat që do të mblidhen do të dërgohen për ndihmë për familjet që u goditen nga tërmeti ditë më pare.
Marca raporton se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe skuadra e tij do t’i vizitojnë vendet e prekura më rëndë nga tërmeti, i cili la nëntë të vdekur dhe mbi 300 të lënduar.
Lojtarët e Los Blancos do të mbërrijnë në Lorca në orën 12:00 dhe do të vizitojnë vendasit që janë prekur më shumë nga tërmeti, ndërsa më pas do të zhvendosen në sheshin kryesor ku ata do të tregojnë mbështetjen e tyre për qytetin.
Në mbrëmje do të zhvillohet edhe një ndeshje bamirëse midis Real Madridit dhe një përzgjedhjeje vendase, me lojtarë të ekipeve të ndryshme nga rajoni i Murcias.
Wednesday, 18 May 2011 11:14