Sipas mediave spanjolle raportohet se Didier Drogba është objektivi kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar veror.
Burime të afërta me futbollistin thonë se ai është duke e marrë seriozisht interesimin e Real Madridit. Sulmuesi i Chelseas tani është 33 vjeçar, por ka një potencial të madh, dhe sipas Mourinhos ai di të ishte ideal në sulmin madrilen.
Por të Drogba mund të ketë ndikim e ardhmja e Ancelotti, pas që vendi i tij në bankinën e Chelseas nuk është i sigurt.
Gjithashtu edhe super-yllit kolumbian dhe sulmuesi i skuadrës portugeze Porto, Radamel Falcao është lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, Real Madridi i cili është duke e përgatitur ofertën për të gjatë verës.
Raportet nga Portugalia tregojnë se klauzola e blerjes së Falcaos është 30 milion euro, por Real Madridi për lojtarin ofron vetëm 25 milion euro dhe mendon që do të jenë të mjaftueshme për ta transferuar atë në fund të sezonit në Bernabeu.
Besohet se Emmanuel Adebayor do të rikthehet te Manchester City ndërsa në vend të tij do të jetë pikërisht Falcao i cili në këtë sezon me formën e tij të treguar e ka tronditur tërë Evropën.
Falcao kishte ardhur nga River Plate te Porto si zëvendësim i Lisando Lopez dhe deri me tani ka shënuar 70 gola në 82 paraqitje me klubin.
Falcao me Porton është shpallur kampion në kampionatin portugezë dhe po ashtu me Porton ai gjindet edhe në finale të Europa League ku do të ndeshet me Bragan me 19 maj në Dublin
Monday, 09 May 2011 06:01