Arsenali raportohet se për 50 milionë euro do të heqë dorë nga kapiteni Fabregas.
Cesc Fabregas 24 vjeçar kërkohet këto dy vitet e fundit nga Barcelona me ngulm, por ketë vit më shumë gjasë do kthehet në folenë e tij ne Camp Nou.
Menagjeri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thëne se ai do mundohet ta mbaje patjetër në Emirates Fabregasin,i cili ne moshën 16 vjeçare u pat transferuar nga Barcelona tek Arsenal.
Sipas Sunday Mirror thuhet se Arsenali kërkon 68 milionë euro për Fabregas, por do dorëzohet tash e do te pranoje 50 milionë eurot e Barcelonës,mbetet të shihet pas finales së Ligës së Kampionëve kur Barcelona ta kryeje ndeshjen me Manchesterin e me pas do të bëjë ofertën.
Gazeta “The People” deklaron se Manchester City kërkon me çdo kusht mesfushorin e Arsenal, Cesc Fabregas. Sipas gazetës City është gati të ofrojë 66.5 milion euro.
Trajneri i Arsenalit, Wenger sipas “Mirror” ka biseduar me skuadrën e Barcelonës për ta transferuar Fabregasin në Spanjë por një ofertë e tillë e City mund ti ndryshojë mendjen drejtuesve të Arsenalit.
Të dielën në orët e vona vjen lajmi nga Cadena Star se Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit te Sporting Gijon, Jose Ángel.
Të hënën në mëngjes drejtori sportiv i Sporting Gijon do të vije në Barcelone për të zyrtarizuar këtë transferim, Barcelonës do i kushtoje 4 milionë euro dhe njeri nga Batra, Muniesa, Andreu mund te shkoje ne Gijon.
Jose Angel është 21 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, pra të hënën do kryhet ky transferim surprize nga ana e Barcelonës, me sa duket kjo do jetë blerja e parë zyrtare.
Këtu mund ta lexoni intervistën e shkurtër të Llorentes:
Barcelona e meritoi titullin ?
Pa dyshim Barcelona e ka merituar qe ta fitoje La Ligën, tre ndeshje para se të përfundoje sezoni. Ata ishin më superior se skuadra e Real Madrid.
Barcelona dhe Reali te interesuar për ty?
Kam lexuar gazetat, që Real Madrid dhe Barcelona më kërkojnë mua, por e vërteta është që un nuk kam kontaktuar me asnjërën nga këto.
E preferumja e juaj Barcelona apo Real?
Kur isha fëmijë, me pëlqente shumë Barcelona. Ishte diçka e bukur të shikoje, lojtarët si Romario, Cruijff, Stoichkov, Laudrup dhe Ronaldo.
I kthehet sërish i njëjti problem për ekipin e Barcelonës ashtu siç ndodhi në gjysmëfinalen kundrejt Interit në Ligën e Kampioneve ku u deshën të udhëtonin drejt Italisë me anë të autobusit për shkak të vullkanit.
Edhe këtë vit me shumë mundësi do të ndodhë e njëjta skenë pasi vullkani “Eyjafjallajokull”, i cili ndodhet në vijën ajrore që avioni i Barcelonës do të merrte për në Angli.
Kjo gjë ka sjellë edhe probleme për skuadrën e Barcelonës e cila me shumë mundësi do të udhëtojë me anë të autobuzit drejt Anglisë, ku do të takohet në finalen e Ligës së Kampioneve kundrejt Manchester United.
Monday, 23 May 2011 09:12