Fabio Coentrao, i cili i kushtoi Mbretërve 30 milionë, e ka bindur Mourinhon se mund të luaj në çdo pozitë që ekipi ka nevojë.
Në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Los Angjelos Galaxy, portugezi Mourinho ka testuar ekipin e tij me disa ndryshime të shumta, ku i veçantë ishte Coentrao.
Fabion, Mourinho e ka përdorur në anën e djathtë të mbrojtjes, në mesfushë, gjithashtu, edhe si sulmues. Ai e ka impresionuar trajnerin portugez, pasi ka qenë fantastik në të gjitha këto pozita.
Mourinho tha për të: ”Më pëlqen shumë. Është shumë mirë të kemi një lojtar të llojit të tij. Ai është si një Joker.”
Saturday, 16 July 2011 16:37