Berni Ekleston ka prezantuar dje planin e tij për të zhvilluar një garë spektakolare të Formula 1 në rrugët e qytetit të Londrës, në një pistë që pritet të eklipsojë atë të Monakos. Sipas projektit të prezantuar mbrëmë, makinat do të kalojnë përkrah disa prej pikave më të famshme turistike të qytetit londinez, duke e bërë këtë një garë unike në llojin e saj.
Qytetet zakonisht paguajnë 30-35 milion paund për të siguruar zhvillimin e garave por Ekleston është gati ta përballojë vetë koston e zhvillimit të një gare të tillë pasi mendon se mund të përfitojë më shumë se 100 milion paund nga rreth 120 mijë spektatorët që pritet ta ndjekin atë, ashtu si edhe nga e drejta televizive dhe reklamat.
Ideja fillestare erdhi nga banka Santander, sponsor i skuadrës MekLaren, por Berni Ekleston arrti ta kthente atë në një plan të mirëfilltë biznesi, duke bërë një prezantim spektakolar ku ishin ftuar edhe dy pilotët Luis Hemilton e Xhenson Baton. (LajmeShqip.com)
Friday, 29 June 2012 11:40