Mark Webber ka qenë më i shpejti në sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Spanjës, që do të mbahet të dielën në Barcelonë.
Piloti i Red Bull ka arritur kohën më të shpejtë, 1’25”142, duke lënë pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel, një sekondë me vonesë.
Në vendin e tretë është renditur piloti i Mercedes, Nico Rosberg me kohën 1’26”379, i ndjekur nga Fernando Alonso.
Ndërkohe, Najgëll Mansell ka paralajmëruar rivalët e Sebastian Fetelit që të jenë më agresivë, nëse kanë ndërmend që të luftojnë me kampionin e botës në këtë sezon për titullin kampion.
Mansell ka mbetur i befasuar nga paraqitja e 23-vjeçarit në këtë sezon që i duhet të mbrojë kurorën, pasi ka fituar 3 nga 4 garat e para.
Friday, 20 May 2011 15:09