|
|
Thursday, 06 September 2012 12:01 Luis Hemilton mund të largohet nga MekLaren për t’iu bashkuar Mercedes në një marrëveshje që do t’i mundësonte atij të fitonte 60 milionë paund në 3 sezonet e ardhshme.
Skuadra gjermane është aq e interesuar të firmosë me 27 vjeçarin që në sezonin e ardhshëm, sa është gati t’i japë atij një marrëveshje financiare që eklipson atë prej 16.5 milion paund në sezon që përfiton aktualisht Mikael Shumaker.
“Daily Mail” ka zbuluar se kjo lëvizje nuk varet nga vendimi i Shumaker për t’u tërhequr apo jo në fundin e këtij sezoni, që do të thotë se nga skuadra e Mercedes mund të largohet edhe Niko Rosberg, një nga pilotët që Hemilton njeh më mirë pasi ka garuar kundër tij që në moshë të vogël në garat me kart.
Mercedes është aq e gatshmë ta rrëmbejë atë nga skuadra aktuale, sa i ka dhënë Hemilton hapësira të tjera përfitimesh, duke i ofruar mundësinë që të sigurojë më shumë të ardhura nëpërmjet sponsorëve personal si dhe bonuse në bazë të paraqitjeve dhe garave të fituara.
Ndërkohë, edhe MekLaren ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës, ndonëse mes palëve ka patur shumë probleme serioze gjatë javëve të fundit, sidomos pasi piloti publikoi në adresën e tij në Twitter të dhëna mbi telemetrinë e makinës që drejton, një temë mjaft delikate për MekLaren. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »