|
|
Monday, 23 July 2012 17:01 Xhenson Baton në Hokenhaim është dashur të kënaqet me vendin e dytë në garë. Por gjithsesi, piloti britanik i MekLaren ka hyrë në historinë e Formula 1, pasi ka qenë protagonisti i ndërrimit të gomave më të shpejtë në historinë e garave.
Janë dashur vetëm 2.31 sekonda që mekanikët e tij t’i bëjnë “servis të plotë” makinës duke ndërruar katër gomat, një kohë e pabesueshme për këdo, sidomos duke kujtuar se kohët e fundit, mekanikët e skuadrës angleze janë kritikuar për gafat që kanë bërë gjatë pit-stop si për Baton, ashtu edhe për Hamilton.
“Ishte si të hapësh e të mbyllësh sytë. Ishin të gjithë të jashtëzakonshëm”, tha Baton duke i dhënë meritën mekanikëve të tij. Për më tepër, falë këtij ndërrimi gomash rekord, Baton arriti që gjatë garës të kalonte Sebastian Vetel, duke e detyruar këtë të fundit më pas të bënte një parakalim të parregullt dhe të humbte disa vende në renditje. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »